Zgjedhja e presidentit të ri, Meta bisedë telefonike me Peleshin: Do respektoj çdo vendim të kuvendit të shprehur me votë

0

Presidenca ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon debateve lidhur me procedurat që duhet të ndiqen për të bërë të mundur zgjedhjen e Bajram Begajt si presidenti i ri i vendit.

Në reagimin e bërë thuhet e presidenti, Ilir Meta kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ku e kishte siguruar, se do të respektonte çdo vendim të kuvendit të shprehur me votë.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu