Pasi Lulzim Basha u largua nga selia e PD menjëherë pasi paraqiti dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit, ka qenë nënkryetari Enkelejd Aliebaj i cili ka vazhduar kryesimin e mbledhjes duke qenë edhe kryetar i grupit parlamentar.
Gjatë kryesimit të mbledhjes, Alibeaj ka lexuar një draft propozimesh lidhur me qëndrimin e mbajtur nga grupi parlamentar i PD menjëherë pasi Lulzim Basha u dorëhoq nga posti i kreut të partisë.
Në propozimet e bëra, Alibeaj është shprehur se deputetët e PD kërkonin që gjithashtu edhe Berisha të tërhiqej nga vendimmarrja në PD në mënyrë që të shmangej përçarja dhe të realizohej bashkimi. Thirrja e drejtuar ndaj anëtarëve të grupit të Rithemelimit ka qenë që të negocionin në mënyrë që të gjendej një zgjidhje e përbashkët dhe më pas të shkohej edhe drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD.
Propozimet e bëra:
1. Grupi parlamentar i PD vlereson aktin e doreheqjes se kryetarit te pd ne funksion te zgjdhjes se problematikes, qe ka shkaktuar nje percarje te thelle nga qendra ne bazë.
2. Grupi parlamentar i ben thirrje anetreve te pezulluar të grupit te PD që të ofrojne të njëjtin mekanziwm per terheqjen e zotit Berisha, qe duhet te distancohet nga vendiamrrja ne PD, duke u bere pjese e zgjidhjes per te shmangur percarjen dhe per te bere te mundur bashkimin e demokrateve. Kerkojme respektinmin e vlerave dhe parime e statutore te PD per shmangien e pasojave te deklaruara publikisht nga shba.
3. Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociauar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te fjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat pergjegjese per te pranuar nje grup te epp per te lehtesuar ndermjetesimin.
4. Grupi vlereson se pas dakordesise i hapet rruga per:
A-Ndermarjen e nje fushate ndergjegjesuese ne baze per bashkim
B-Pergatitjen e partise per zgjedhjet lokale
C- Pergatitjen e kushteve te nevojshme per zgjedhje menjehre pas zgjedhjeve lokale