Zgjedhje të parakohshme lokale, kush janë shqiptarët që i drejtohen sot qendrave të votimit

0

Në Preshevë sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale. Që prej orës 7:00 janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës. Në këtë qendër janë tri njësi votimi. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion me tetë parti serbe të bashkuara në partinë SNS. Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.
Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin në krye të komunës. Ndërkohë, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu