Zgjedhjet/ Debate në Gramsh, ‘themeluesit’ e PD nuk gjejnë emrin në lista

0

Procesi zgjedhor për kreun e PD në Gramsh që po zhvillohet ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta me s anëtarëve të degës.

Debatet kanë nisur pasi anëtarë të vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë, ndërsa ata janë përplasur me komisionarët pasi shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike të vitit 1991 nuk kanë gjetur emrin në listë.

“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë”, tha një prej anëtarëve.

Kandidati Kodhel Çala njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet, pasi sipas tij themeluesit e PD s’kanë emrat në listë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu