Partia Demokratike ka dorëzuar pranë KQZ-së emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit.
Lista e dorëzuar pranë KQZ mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe se pritet që afati i fundit lidhur me emrat të përfundojë ditën e nesërme, 28 janar.
Ndërsa pritet që deputeti, Enkelejd Alibeaj t’i depozitojë të hënën.
Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ, do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.