Zgjedhjet e 25 prillit, si do të veprohet me personat e prekur nga Covid? Zbulohen variantet që po mendohen

0

Në 25 prill shqiptarët me të drejtë vote do t´i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është fakti se vendi po përballet me pandeminë e Covid-19.

Pikëpyetja mbetet se si mund të votojnë personat që më 25 prill mund të jenë të prekur nga Covid dhe duhet të jenë të karantinuar në banesat e tyre.

KQZ nuk ka asnjë kompetencë për të zgjidhur një situatë të tillë, megjithëse po shqyrtohen disa variante përfshirë edhe atë të aplikuar në Kosovë.

Referuar shifrave zyrtare, momentalisht numri i personave që rezultojnë të prekur nga Covid-19 është mbi 30 mijë persona, por nuk dihet se sa mund të jetë shifra 60 ditë më pas, kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Burime zyrtare nga KQZ shprehen se një nga variantet është që qytetarëve me të drejtë vote, të karantinuar në banesat e tyre, mund tu sigurohet votimi nga shtëpia, ku persona të veshur me veshjet e posaçme mund t´i çojnë kutitë e votimit në banesë.

Gjithsesi burimet pohojnë se gjithçka do të merret në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve, të cilëve u është kërkuar mendim mbi një situatë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu