Zgjedhjet e 6 marsit, baza e PD propozon kandidatët për Shkodrën e Lushnjën

0

Zbulohen dy emrat e rinj të propozuar nga baza e Partisë Demokratike për Shkodrën dhe Lushnjen. Demokratët kanë kërkuar që për Bashkinë Shkodër, të kandidojë Xhemal Bushati, i cili më parë ka mbajtur postin e ish-kryetarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Ndërsa në Lushnje është propozuar emri i Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD.

Ndërkohë që dje, baza e degëve të Partisë Demorkatike propozoi si kandidat të parapëlqyer Luan Hotin në Durrës, ndërsa në Rrogozhinë për në Tiranë u nis emri i Ferdinand Saraçit. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër për Bashkinë Dibër dhe Vorë.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu