Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha: Kriminelët elektoralë po blejnë vota, kush janë 2 hijet e zeza në Durrës, e kanë vendin në burg

0

Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoral si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimir me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz sot që s’kanë kafshatën. Duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend.

Nëse ka gjakpirës të vërtetë janë monopolistët jo biznesmenët e tjerë sepse ata çajnë me djersën e tyre me konkurrencën e lirë. Monopolistët çajnë me rryshfetin korrupsionin që ndajnë me qeverinë. Prandaj monopolet janë të ndaluara me ligj.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu