Zgjedhjet e 6 marsit! Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

0

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefa ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për të. Në një postim në Facebook, Sefa shkruan se dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e tij. Sefa shton më tej se pavarësisht kushteve atmosferike, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese.

“Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje. Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurtë se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit. Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin! Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”- shkruan Sefa. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu