Zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi, shqiptarët i drejtohen kutive të votimit

0

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.

Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinë nga Podgorica, katër vite më parë.

Nik Gjeloshaj, kërkon të marrë një mandat të dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”.

Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi pavarësisht se ende shqiptarët vazhdojnë të jenë të shpërndarë, madje duke përfaqësuar edhe partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

Në garë janë 7 koalicione ne total. Me sistemin zgjedhor të Malit te Zi, qytetaret votojnë koalicionin dhe këshilltarët, në fund koalicioni fitues, përzgjedh vetë kryetarin e komunës.

Këto zgjedhje konsiderohen si shumë të rëndesishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.

Për këtë, nga Amerika, kanë mbërritur me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.

Procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 12 qendra votimi dhe pritet të përmbyllet në mbrëmje. Rezultojnë rezultojnë mbi 12 mijë shtetas me të drejtë vote.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu