Luçiano Boçi përsëriti edhe njëherë se zgjedhjet në Elbasan nuk do të njihen nga opozita. Në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ai denoncoi shkeljet e pretenduara prej opozitës, që siç tha kanë ndikuar në rezultat. “Ne nuk i njohim zgjedhjet”.
Edhe pse betejat në KQZ,KAS dhe Kolegj Zgjedhor u humbën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Boçi paralajmëroi do të vijojnë me padi deri sa të arrin rezultatin që ata kërkojnë, shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 14 Majit.
“Ne do të vazhdojmë ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, do të vazhdojmë me kallëzimet tona në SPAK për të gjithë zinxhirin e administratës qendrore dhe lokale të Bashkisë Elbasan. Por edhe për kandidatin e PS, por edhe të gjithë operatorët pavarësisht statusit të tyre dhe moshës sëre, por shkelën me bindje politike rregullat e një procesi zgjedhor”, deklaroi Boçi.
Dyshime hedh për pajisjet e votimit elektronik dhe kërkoi që SPAK të ushtrojë kontrolle mbi to. Nëse kjo nuk ndodh, e quajti të papranueshëm përdorimin e elektronikës në vitin 2025.
“Kemi kërkuar nga KAS që pajisjes të hetohen, një vendim i tillë duhet të hetohen. Këtë do e kërkojmë nga SPAK, pajisjes të sekuestrohen. Sot në Elbasan sundon ideja se pajisja ka shërbyer për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Ne nuk do ndalojmë, kërkesa jonë do të vazhdojmë. Pa marrë një përgjigje të saktë kjo lloj mënyrë votimi, nuk mund të bëhet një mënyrë reale konkrete e zgjedhjeve. Në alarm Edi Rama para disa ditësh votimi elektronik mund të jetë mënyra e ardhshme e votimit në 2025. Por pa një verifikim të tillë, kjo mënyrë votimi duhet të ndalet dhe nuk duhet të realizohet”, theksoi ai.Duke iu referuar dhe raportit paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, prezantuar nga Odri Glover, ish-deputeti demokrat tha se zgjedhjet nuk përmbushën asnjë standard ndaj nuk do t’i njohin kurrë.