Zgjedhjet në Francë, sondazhi/Macron fiton me 53% në raundin e dytë i ndjekur nga Le Pen

0

Një  sondazh i Opinionway / Kea Partners tregon presidentin Emmanuel Macron si fitues të zgjedhjeve presidenciale franceze ku sipas të dhënave, Macron siguron 53% të votave në raundin e dytë dhe mund Marin Le Pen.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Emanuel Macron vlerësohet me 26% të votave, i ndjekur nga Marin Le Pen me 22%, Jean-Luc Melanson me 17%, Valerie Pecres me 9%, Eric Zemour me 9%.

Vetë Macron, i cili është fokusuar prej kohësh në Ukrainë, tani po e zhvendos barrën e fushatës së tij te fuqia blerëse, në të cilën Le Pen është fokusuar me sukses për një muaj. Presidenti dje u zotua për rritjen e pensioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu