Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Deri në orën 12:00 votuan 19.97 % e zgjedhësve

0

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kukës po vijon normalisht ndërsa deri në orën 12:00 kanë votuar 19.97 % e zgjedhësve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi pjesëmarrjen në votime, kanë raportuar 68 Qendra Votimi nga 74 gjithsej.
Konkretisht nga 41 816 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 8351 zgjedhës.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu