Zgjedhjet në Kukës, rrëzohet ankimi i grupit të Bashës

0

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e grupit të Bashës për të shtuar numrin e komisionerëve që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, zgjedhje që do të mbahen më 24 Shtator.

Sipas vendimit të KQZ-së, 3 komisionerë do të përfaqësojnë PS-në, 2 koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 1 grupin e Bashës.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se kjo ndarje është bërë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit në Bashkinë Kukës.

Kjo ka sjellë edhe përplasjen e radhës pasi grupi i Bashës ka pretenduar se ky grupim duhet të ketë 2 komisionerë për zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës, ankim ky që është rrëzuar mesditën e sotme nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu