Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka anulluar tre mitigje parazgjedhore të lajmëruara për sot për shkak të situatës së zgjedhjeve në zonat serbe në Kosovë.
Sipas mediave serbe, Vuçiç anulloi mitingjet pasi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i cili thueht se do të zgjasë disa orë.
Për këtë, presidenti Vuçiq e anuloi ardhjen e tij në tri mitingjet parazgjedhore të paralajmëruara për sot.
“Presidenti Vuçiç i la për më vonë të gjitha obligimet e tjera lidhur me zgjedhjet”,- ka treguar për “Alo” një bashkëbisedues pranë kabinetit presidencial.
Vuçiç dhe serbët nga Kosova janë duke biseduar në Pallatin e Serbisë, ku paraprakisht ishte mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën një nga temat ishte refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.