Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se do të kallëzojë penalisht sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës. Vetëm pak orë pasi zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana përfunduan me kryetarin e zgjedhur Krenar Alimehmeti me 44 vota pro, Veliaj vendosi të mblidhte Presidentët dhe përfaqësuesit ligjorë të Shoqatave Sportive të Tiranës në Parkun Olimpik.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se ajo që nxorri në pah ishte diskretitimi i atyre që i quan ‘palaço’. Teksa i konsideron edhe grup kriminal, Veliaj tha se Armando Duka e mbështetësit e tij shkojnë në zgjedhjet dhe gjejnë kutitë gjysmë të mbushura akuzuar kështu se kanë shtuar emra në listat e delegatëve. Sipas Veliajt kjo çështje nuk mund të lihet me kaq e se do të shkojë në burg të gjithë ata që kanë bërë falsifikime. Për audio-përgjimin e publikuar sot, Veliaj tha se nuk i hiqte asnjë presje e se kur ndodhet përpara atyre që ai i quan padrejtësi, flet akoma më keq se ‘çunat në dhomën e ndërrimit’.
Ç’ndodhi sot në zgjedhje?
Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro, 2 kundër dhe vetëm një abstenim. Kandidati i propozuar nga Erjon Veliaj për këtë shoqatë, Eduard Prodani u largua së bashku me disa mbështetës të tij, ende pa filluar votimi pas dy tre tentativave për ta çuar këtë proces drejt dështimit. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë e cila ka 41 shoqata me 67 delegatë, ku prej tyre 65 ishin të pranishëm, vijoi punimet duke nxjerrë këtë rezultat.
Gjithashtu me një votim të hapur 2/3 votuan edhe për ndryshimin e rendit të ditës, duke shtuar votimin edhe për 5 anëtarët e tjerë që kjo shoqatë do të dërgojë në asamblenë e përgjithshme zgjedhore të 2 marsit ku do të votohet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Skandali dhe audio-përgjimi
Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh apo ofertë në shuma të mëdha parash, për t’u tërhequr apo për të ndryshuar zgjedhjen e tyre, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n duke i vënë në dispozicion edhe një material videopërgjim ku vërtetohet sipas tyre tentativa e korruptimit dhe oferta që i është bërë.
E fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Zgjedhjet në SHRF ‘Tirana’, Veliaj:Padi ndaj Ilir Shulkut dhe sekretarit të shoqatës
Veliaj kundër Dukës, kërcënon kryebashkiaku i Tiranës: Disa njerëz do bëjnë burg
Audio-SKANDALI! Veliaj: Flas akoma më keq e s’u heq asnjë presje atyre që kam thënë!