Zgjedhjet parlamentare në Greqi, shakaja e kryeministrit Mitsotakis për djalin e tij që po vonohej gjatë procesit: Po mendon se kë do të votojë!

0

Ditën e sotme në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare, nga ku do të formohet edhe qeveria e re që do të udhëheqë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ushtroi të drejtën e votës në shkollën e 7-të fillore të Kifisisë, së bashku me vajzën e tij Dafne dhe djalin e tij Konstantinos.

Mitsotakis ka bërë shaka me djalin e tij Konstantinos mëngjesin e sotëm, teksa i biri po ushtronte të drejtën e tij të votës.

Djali i tij, Konstantinos, u vonua teksa po kryente procedurën e votimit dhe Kyriakos Mitsotakis bëri shaka me të.

“Shpresoj se po mendon vetëm se kë do të votojë”, ka komentuar me shaka kryetari i “Demokracisë së Re” dhe njëherësh kryeministri Mitsotakis


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu