Zgjedhjet për FSHF-në/ ‘Si mund të sillesh si rrotë k*ri, ne i kemi bolet prej hekuri’, Veliaj shantazhon hapur anëtarët e shoqatës Tirana

0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

”Si mund ti presi ropi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej.

‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

Burime bëjnë me dije për Fax neës, se pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Veliajn.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu