Zgjedhjet për krerët e degëve të PD, këta janë kandidatët për kryetar në Vlorë (EMRAT)

0

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka njoftuar se ditën e dielë do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD. Përmes një postimi në faqen zyrtare bëhet me dije se në garë për kryetarin e PD janë kandidatët e mëposhtëm: -Atird Nuri Hoxha; – Edmond Caush Banushaj; – Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj. Ajo që bie në sy është fakti se në garë mungon anëtari i grupit të Rithemelimit, ish-kreu i PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë! PD Vlorë përfundoi fazën e parë të ristrukturimit të degës. Ku nga propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:

– ATIRD NURI HOXHA

– EDMOND CAUSH BANUSHAJ

– FATJON BESIM FEJZAJ

– LORENC SAZAN DANAJ

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Shënim: Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu