TIRANË- Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet nesër me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit. Ky takim u njoftua nga vetë Kurti në mbledhjen e partisë ditën e sotme.
Takimi vjen një javë pasi ata ishin takuar për herë të parë në Kuvend për çështjen e Presidentit. Kreu i LVV-së u takua dje për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
“Nesër do ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi. Mirëpo, ne kemi qëndrimin që nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur ku secili subjekt ka kandidatin apo kandidaten për President, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e saj për President”, tha ai.





