– Bullgarët do dalin sot në kutitë e votimit për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. AP News shkruan se gati 6.7 milion votues me të drejtë vote do të zgjidhnin presidentin e tyre për pesë vitet e ardhshme midis presidentit aktual Rumen Radev dhe rektorit të Universitetit të Sofjes Anastas Gerdjikov.
Radev, i cili u mbështet nga disa formacione politike si koalicioni ‘Vazhdo ndryshimi’, ‘Partia Socialiste Bullgare’ dhe ‘Ka një popull të tillë’, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të 14 nëntorit me 49,42 për qind.
Gerdjikov, i mbështetur nga partia e qendrës së djathtë ‘GERB’, u rendit i dyti midis 23 kandidatëve me 22.83 përqind. Exit poll-et e para do të shpallen në orën 20:00 (18;00 GMT), menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe rezultatet zyrtare pritet të dalin të mërkurën.
Presidenti i Bullgarisë është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit dhe ka prerogativa të tilla si emërimi i një qeverie të përkohshme dhe shpërndarja e parlamentit. Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga populli për një periudhë pesëvjeçare. Mandati i Radevit do të përfundojë në fund të janarit 2022.