SHOQATA RAJONALE E FUTBOLLIT TIRANË
Ditën e sotme në orën 15:00, pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit është përcaktuar për t’u mbledhur asambleja e përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, duke u spostuar me disa orë më vonë, pasi në fillim u tha se mbledhja do të niste në orën 11:00 të paradites.
Në rend dite është votimi i kryetarit, ku kandidatë janë Eduard Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF-së dhe Krenar Alimehmeti, ish-drejtor sportiv i klubit të futbollit Tirana. Tjetër pikë në rendin e ditës së asamblesë është edhe votimi për nxjerrjen e gjashtë delegatëve që do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur presidentin e ri në asamblenë e 2 marsit 2022.
Sipas faqes së federatës, aktualisht numri i anëtarëve të publikuar në Shoqatën e Futbollit Tiranë është 41. Panorama Sport
