TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe dhe kryetari i Partisë Socialiste prezantoi sot Erion Braçen para strukturave të PS në Njësinë 5 të Tiranës, aktivitet i cili u mbajt në ambientet e Art Turbinës. Pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5 në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi. Pas takimit të prezantimit të Braçes, mësohet se Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës.