Zgjedhjet vendore/ Gjiknuri konfirmon kandidatin e parë! Kreu i Bashkisë Cërrik pritet të rikandidojë nën logon e PS

0

CËRRIK- Kryetari i Bashkisë Cërrik, Andis Salla, konfirmohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Cërrikut.

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, “ethet” mes kryebashkiakëve aktuale kanë nisur dhe pyetja se cili prej tyre do marrë besimin për të rikandiduar.

Partia Socialiste ka nisur një tour diskutimesh në bashkitë e vendit duke analizuar dhe punën e kryebashkiakëve të cilët do kalojnë në “sitën” e kryesisë së PS-së. Por duket se njëri prej tyre nuk do të presë gjatë, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Cerrikut, Andis Salla i cili mesa duket falë punës së mirë të bërë në bashki e ka merituar një mandat të dytë.

Ka qenë numri dy i Partisë Socialiste njëherazi dhe i deleguari i Partisë Socialiste në Elbasan, Damian Gjiknuri ai që ka pohuar se Salla është një nga 7 kandidatët e bashkisë që e ka të sigurt rikandidimin.

“Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikanditojnë në këto zgjedhje. I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurtë deri tani rikanditimin është Andis Salla, kryebadhkiaku i Cërrikut”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS .Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e rradhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.

Por kush është Andis Salla

Andis Salla , kryebashkiaku në detyrë i Cërrikut ka lindur në Shtërmen të Elbasanit, më 3 Shkurt 1988.Ai kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan. Salla u zgjodh në krye të Bashkisë së Cërrik në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu