Zhaklin Lekatari ka qënë një tjetër personazh mjaft i komentuar në median online gjatë periudhës së Big Brother 2.
Opinionistja e këtëij “reality show” jo pak herë ëshë vënë në qendër të debatave për shkak të deklaratave të bëra nga ana e saj si edhe nga natyra e saj e drejtpërdrejtë.
Në një intervistë të dhënë për “Pushime On Top”, ku ajo ka folur për projektet dhe jetën e saj personale, Lekatari nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe pyetjes nëse do ta pranonte ftesën për të qënë opinioniste në edicionin e tretë të Big Brother Vip.
“Si opinioniste e kam gjetur veten shumë mirë. Eksperiencë e vështirë por më ka bërë mirë, më ka rritur edhe profesionalisht por edhe nga ana njerëzore”, ka thënë Zhaklin.
Po a do të ishte e mirëpritur një tjetër ftesë?
“Besoj që do ta pranoja si ftesë”, shton ajo.
E ngacmuar nga Eni Shehu në lidje me Eva Muratin, e cila ka shprehur dëshirën për të qënë opinioniste, ajo ka thënë: “Shumë mirë. I uroj suksese nëse do duan të marrin Eva Muratin”.