Zhaklin Lekatari u sulmua nga fansat e Big Brother? Reagon policia e Tiranës: lajm i pavërtetë!

0

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me disa foto që u shpërndanë në rrjet dhe më pas në media, se ishte thyer makina e opinionistes së BIG Brother, Zhaklin Lekatari.

Edhe pse kjo e fundit dukej në pamje fare qartë se ishte e prekur, dhe në afërsi të saj ndodheshin punonjës policie, sipas bluve ajo nuk ka rënë pre e ndonjë sulmi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu