Pasiguria për shtetasit shqiptarë që vizitojnë vendin pasi kthehen nga shtetet ku punojnë sa vjen dhe rritet. Së fundmi, është bërë publik rasti i zhdukjes së 24 vjeçares me iniciale Xh.M e cila raportohet se sapo kishte mbërritur në Shqipëri pas udhëtimit të bërë nga Italia.
Sipas kallëzimit të bërë nga babai i saj, shtetasi me inicialet G.M, vajza e tij pasi mbërriti në Tiranë nuk ka shkuar ende në polici duke ngjallur dyshime mbi mënyrën e mistershme të zhdukjes.
Njoftimi i Plotë:
“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”