Zhduket në mënyrë misterioze fëmija 2-vjeç, familjarët bëjnë apel për ndihmë

0

Tian Krasniqi, djaloshi vetëm dy vjeç e gjysmë nga Tërpeza e Malishevës, ka humbur që nga pasditja e djeshme.

Familjarët me anë të disa postimeve në Facebook, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkime dhe për gjetjen e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh bashkëfshatarësh të cilët kanë dalë në ndihmë të familjarëve.
Postimi i plotë i familjarëve:

Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës.
Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë. Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë. Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu