Një 34-vjeçar është larguar prej dy ditësh nga banesa e tij në Tiranë. Ka qenë gruaja ajo që ka denoncuar zhdukjen në polici, ku po punohet për gjetjen e tij.
Policia e Tiranës njofton se, shtetasja E. G., 34 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 13.12.2021, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi D. K., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





