“Zhduket” pa lënë gjurmë e reja në Vlorë, e ëma alarmon policinë

0

Një 20-vjeçare është denoncuar e zhdukur ditën e sotme nga nëna e saj në Vlorë.

Policia ka njoftuar se e reja me inicialet E.M është larguar nga banesa në qytetin bregdetar duke mos u kthyer më dhe e ëma ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

47-vjeçarja me inicialet D.M, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku ka njoftuar se e bija është larguar nga shtëpia në lagjen “28 Nëntori”. Ndërkohë policia po punon për gjetjen e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu