Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë

0

I ati i 28-vjeçarit Sherif Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës flet për zhdukjen e të birit: Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, i ka fajtur zilja nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur.

Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin.

Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë, i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje Policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu