Zhdukja e kamionistit në Itali, arrestohet shqiptari

0

Një kamionist argjentinas është zhdukur pa gjurmë në Itali, ndërsa prej 22 majit nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë përfunduar.

Nicolas Del Rio, 48 vjeç, u zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me një vlerë prej 500 mijë euro. Ngjarja e konsideruar si një mister mund të zbardhet nga autoritetet ligjzbatuese italiane që kanë nisur një hetim.

Gjatë fundjavës u arrestuan një shqiptar dhe një turk, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim. Shqiptari u arrestua në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë, teksa turku u arrestua të shtunën në Arcidosso.

Ata janë dërguar të dy në burgun e Grosseto-s dhe dyshohet se janë të përfshirë në zhdukjen e kamionistit argjentinas. Pistat e hetimit deri tani janë përqëndruar te grabitja e ngarkesës së çantave me vlerë rreth 500 mijë euro, të bëra për një shtëpi të famshme mode.

Dy të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë e një bande të dedikuar për vjedhjen e çantave dhe rrobave të stilistëve. Seanca e vlefshmërisë është caktuar për nesër, e martë 18 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu