Këto pamje vijnë nga qyteti i Kukësit. Siç shihet tymi i zi ka pushtuar zonën. Abcnews.al mëson se një vendgrumbullim mbetjesh është përfshirë nga zjarri.
Disa fëmijë kanë djegur goma makinash dhe kjo është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në përmasa të mëdha.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.