Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës.Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Fillimisht kanë qene banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Menjëherë në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit,që janë duke luftuar me flakët.
Zjarrëfikësit mundën të shmangin përphapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontrroll vatrat që aktivizohen nga era.Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se, ka qenë një aksion sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Edhe pse flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe nuk rrezikojnë banesat-tha Hoxhallari-i gjithë territori do të mbahet në monitor për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era.