Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë në Bylis të Mallakastrës. Burime për ‘InfowebTv’ bëjnë me dije se zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit.
Sipas burimeve në terren, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Ballshit që po përpiqet të marrë nën kontroll flakët.
Nuk rrezikohen banesa, pasi janë larg vatrës së zjarrit, ndërsa dëmet në bimësi janë të pallogaritshme për fermerët. Dyshohet paraprakisht se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jenë djegur shkurret e pastrimit të tokave.