Zjarr i madh në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot, tymi vështirëson qarkullimin e automjeteve

0

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me shkurre në afërsi të autostradës Fushë Krujë-Milot. Vatra është aktivizuar në afërsi të fshatit Gramëz.

Zjarri nuk rrezikon banesat, por reja e tymit të shkaktuar prej tij po shkakton probleme me qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Policia ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses për të shuar zjarrin në mënyrë që të normalizohet qarkullimi nga veriu në drejtim të jugut dhe anasjelltas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu