Zjarr i madh përfshin kodrat në Tragjas të Vlorës

0

Një sipërfaqe e madhe pyjore dhe shkurresh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tragjas të Vlorës.

Nga pamjet dallohet sipërfaqja e madhe e shtrirjes së flakëve në kodrën e Tragjasit.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë vendosur qëllimisht.
Disa zjarrfikëse janë nisur nga Vlora drejt vendngjarjes.