Zjarr masiv në një vilë dykatëshe në Greqi, shpëtojnë mrekullisht banorët

0

Një vilë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qytezën greke të Kamatero, në rrugën ‘Agias Triados’, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Zjarrfikëset e zonës morën njoftimin në orët e para të mëngjesit të sotëm, se një zjarr kishte rënë në një shtëpi dykatëshe. Ata nisën vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa pas hyrjes brenda në banesë, konstatuan se në të nuk kishte asnjeri brenda, pasi banorët ishin larguar vetë sapo kishin konstatuar se kishte rënë zjarri.

Ndërkohë, janë zhvendosur nga banesat e tyre edhe disa persona të tjerë, të cilët jetonin në të njëjtën godinë. Të plagosurit u dëguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, si pasojë e asfiksisë nga tymi i flakëve, por fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Marrë nga cnn.gr


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu