SPANJË- Një zjarr në pyll është ndezur në pjesën verilindore të ishullit Kanarie të Tenerife, shuarja e të cilit është vështirësuar nga erërat e forta. Banorët e qyteteve aty pranë u evakuuan si masë paraprake dhe u ndalua qasja në pyllin që rrethonte vullkanin Teide.
“Zjarri është i fortë dhe në një zonë të komplikuar”, tha udhëheqësi rajonal i Ishujve Kanarie Fernando Clavio.
Autoritetet kompetente kanë ngritur nivelin e rrezikut dhe kanë kërkuar fonde nga qeveria qendrore, raporton elpais. Zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e së martës dhe në shuarjen e tij kanë marrë pjesë 11 helikopterë dhe 150 zjarrfikës, ndërsa është mobilizuar edhe njësia e emergjencës.