Zjarr masiv pranë gjeneratorit të energjisë elektrike në Radhimë të Vlorës

0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Radhimë të Vlorës pranë gjeneratorit të energjisë elektrike. Burime bëjnë me dije se flakët po rrezikon një karburant pranë zonës.

Kujtojmë se vendi ynë ka vatra aktive të zjarrit prej më shumë se dy javësh dhe forcat emergjente janë vënë në gatishmëri për të mos lejuar që ato të përhapen dhe të rrezikojnë sipërfaqe toke apo banesa. Mësohet se aktualisht ka vatra zjarri në 9 qarqe të ndryshme.

Konkretisht flakët janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk bëhet me dije për dëmet materiale që mund të ketë shkaktuar zjarri, apo nëse ka persona të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu