VIDEO/ Zjarr në aksin Lezhë-Milot, makinat kalojnë mes tymit
LEZHË- Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se zjarri është aktivizuar në parcelat në afërsi të këtij segmenti rrugor.
Për shkak të zjarrit e gjithë zona është pushtuar nga tymi, duke bërë të vështirë dhe kalimin e makinave në këtë aks. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar një zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.