Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zjarrfikëse ndërhynë më pas dhe arritën të shuajnë flakët, por dëmi ka qenë i madh.
Vendi jonë është prej mëse një jave në kushte të këqija atmosferike teksa reshjet, dëbora dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore dhe qytete të vendit, ku ka patur përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.