Fshati Hoshtimë i Vlorës u përfshir nga një vatër zjarri ditën e sotme, ku flakët janë përhapur në ullishte, si dhe pranë banesave.
Një banor i fshatit është shprehur se dëmi është i madh, ndërkohe që zjarri ende është aktiv. banori shprehet gjithashtu se po rrezikohen shtëpitë dhe ullinjtë po digjen.
“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh,” tha banori.