Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet një apartament

0

Një zjarr i madh ka shkrumbuar një apartament në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur para 30 minutave ku si pasojë e një kontakti jo të duhur në linjën elektrike, ka marrë flakë fillimisht kasa elektrike e apartamentit e më pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH me në krye drejtuesin e saj, gjeneral Pëllumb Shalarin i cili në kohë rekord arriti të vendosë nën kontroll flakët agresive.

Burime bëjnë me dije se, veç dëmeve në materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.

Apartamenti ndodhet në katin e dytë përballë godinës së Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Banesa i përket shtetasit Sandri Toska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu