Zjarr në kabujt e rrjetit elektrik, flakët përfshijnë pallatin në Tiranë

0

TIRANË- Kabujt e rrjetit elektrik në një pallat në Tiranë ka marrë flakë. Mësohet se në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me autoritetet zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu