Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, pranë fshatit Gostivisht në Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Sipas të dhënave paraprake, flakët përfshinë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia e vetë pronarit në ambientin ku qëndronte.
Në vendngjarje ndërhynë forcat e shërbimit zjarrfikës me dy mjete, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa pranë stallës, duke shmangur pasoja edhe më të rënda për zonën.





