KUKËS- Ndotja e mjedisit është një problem i madh në Shqipëri. Dhe pikërisht kjo është bërë ditën e sotme në Kukës, ku janë djegur një pirg me goma makinash. Djegia e gomave të përdorura ka krijuar një re e madhe tymi e smogu, i cili ka përfshirë aksin kombëtar Kukës- Prizren, pjesë të rrugës së Kombit. Tymi ka shkaktuar probleme edhe tek banorët e fshatrave Kodër Lumë, Muje e Shtiqën.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Fax Web, prej më shumë se një ore flakët dhe tymi vijojnë në përmasa “apokaliptike”. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të shumta tek banorët e zonave përrth, ndërsa autoritetet vendore ende nuk kanë bërë asnjë reagim.