LEZHË – Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Një pallat është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë katet e sipërme të pallatit, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Mësohet se banorët janë evakuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.