Zjarr në malin e Shpiragut

0

BERAT- Mbrëmjen e sotme është sinjalizuar për flakët që kanë rënë në malin Shpirag në Berat. Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit. Mësohet se dhjetëra forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës.

Për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë, dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu