Zjarr në një banesë në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit, digjet pjesërisht

0

Zjarr në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri është shkaktuar nga soba e drurit në dhomën kryesore të banesës një katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë reaguar duke shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi për lokalizimin e flakëve. Për pak minuta zjarri u vu nën kontroll ndërkohë që flaket shkaktuan veçse dëme materiale, kryesisht orendi shtëpiake vetëm në odën kryesore të banesës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu